Ja me cilat profesione mund të punësohesh në Evropë!
Një kirurg i ri, me shkollim të lartë dhe ekspert, për punën që e bën, është kuadër deficitar në Evropë. Pos ekspertëve të informat...
https://tetovabiz.blogspot.com/2014/10/ja-me-cilat-profesione-mund-te.html
Një kirurg i ri, me shkollim të lartë dhe ekspert, për punën që e bën, është kuadër deficitar në Evropë. Pos ekspertëve të informatikës, kërkohen edhe ata që janë aftësuar për implementimin e së ashtuquajturës “cloud servile”, pastaj inxhinierët e informatikës dhe punëtorët mjekësorë. Për këto profile edhe Gjermania i ka thjeshtësuar procedurat për vizë dhe për leje pune. Mirëpo, nuk është për habi pse ekspertët e mirë lehtë gjejnë punë, madje edhe i kalojnë të gjitha pengesat në tregun punës.
Por, cilat profile kërkohen në shtete evropiane?
AUSTRIA: Teknikë mjekësorë (kirurgji, psikiatri, pediatri), inxhinierë (për ngrohje, ventilim, elektrikë, ndërtim, sektori i IT-së).
BELGJIKA: Teknik mjekësorë (geriatri, kujdesi peliativ, ndihma e shpejtë); fizioterapeutë; sektori i IT-së; sektori i ndërtimit; kuzhinierë.
BRITANIA E MADHE: Teknikë mjekësorë (neonatologë, instrumentarë, psikiatri); mjekë (gjinekologë, pediatër; hematologë; psikiatër të forenzikës); Sektori i IT-së; inxhinierë të kimisë dhe të xehetarisë; kuzhinierë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë; elektroinxhinierë; radiologë; makinistë.
BULLGARIA: Sektori i IT-së, sektori i mjekësisë.
ÇEKIA: Sektori i IT-së: inxhinierë dhe teknikë të ndërtimtarisë.
DANIMARKA: Teknikë mjekësorë; mjekë; stomatologë; kontabilistë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimit; elektroinxhinierë; erkspertë të IT-së; psikologë.
ESTONIA: Teknikë mjekësorë; mjekë, sektori i IT-së.
FINLANDA: Teknikë mjekësorë; mjekë; stomatologë; farmaceutë, fizioterapeutë; psikologë; kontabilistë.
FRANCA: Inxhinierë të makinerisë dhe të elektronikës; sektori i IT-së dhe kontabilistë.
GREQIA: Kontabilistë.
IRLANDA: Teknikë mjekësorë; mjekë; radiologë; stomatologë; kontabilistë; inxhinierë të kimisë; elektroinxhinierë dhe sektori i IT-së.
ITALIA: Kuzhinierë; teknikë mjekësorë.
LETONIA: Teknikë mjekësorë (gerontologjia); shoferë; sektori i IT-së; elektricistë.
LITUANIA: Teknikë mjekësorë; mjekë; sektori i IT-së.
HUNGARIA: Teknikë mjekësorë, mjekë; inxhinierë të makinerisë dhe të elektrikes; inxhinierë të kimisë.
HOLANDA: Teknikë mjekësorë (geriatria, shërbimi paliativ, ndihma e parë); fizioterapeutë; sektori i IT-së; ndërtimtarë; kuzhinierë;
NORVEGJIA: Teknikë mjekësorë; mjekë; stomatologë; farmaceutë; radiologë; kontabilistë; inxhinierë dhe teknikë të ndërtimtarisë; elektroinxhinierë; inxhinierë të xehetarisë; inxhinierë të kimisë; sektori i IT-së; psikologë; kuzhinierë.
GJERMANIA: Teknikë mjekësorë (geriatria); mjekë (mungojnë 5.000); inxhinerë (autoindustria, elektro); sektori i IT-së.
POLONIA: Elektricistë; sektori i IT-së.
PORTUGALIA: Sektori i IT-së; mjekë.
RUMANIA: Sektori i IT-së; punëtorë mjekësorë.
SLLOVAKIA: Teknikë mjekësorë; mjekë, elektricistë, sektori i IT-së, ndërtimtarë.
SLLOVENIA: Teknikë mjekësorë; mjekë; makinistë; elektricistë; sektori i IT-së; farmaceutë.
SPANJA: Inxhinierë të makinerisë.
SUEDIA: Teknikë mjekësorë; mjekë, stomatologë; farmaceutë; kontabilistë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë; elektroinxhinierë; sektori i IT-së; psikologë; makinistë.
ZVICRA: Teknikë mjekësorë; mjekë; makinistë; elektricistë; teknikë dhe inxhinierë të ndërtimtarisë.
